19:54 / E Premte, 27 Janar 2023 / MSH

Vedati rrëfen ngjarjen qesharake gjatë xhirimeve tek një skeç i “Stupcave”

Banori i shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Vedati i ka rrëfyer banorëve të tjerë një moment qesharak gjate xhirimeve të një skeçi në kuadër të “Stupcave”.

Vedati ka treguar se si ka arritur t’ia humbë koncentrimin një kameramani të vjetër qe punonte aty, ani pse ai ishte shumë i përpiktë në punën e tij.

“Ishim duke xhiruar një serial së bashku me disa aktorë të Shqipërisë me Stupcat, e në xhirime ishte një kameraman i vjetër që xhironte me kamera të studios. Ai kishte me dalë ne pension në shtator por ishte shumë i fokusuar në punën e tij”, ka thënë Vedati.

“Unë ia bëj një trikë në kamerë duke lëvizur ndërkohë regjia po ankohej duke thënë ‘pse po lëviz o Vedat’, unë i thash se ‘më tha kameramani’. Në ato momente ia nisi duke u betuar “për zotin ,për zotin jo”, i shkreti u frikësua shumë”, ka shtuar ai pos tjerash.