16:47 / E Premte, 13 Tetor 2017 / indeksADMonline

Vehbi Kajtazi e di se kush e ka sulmuar

Gazetari Vehbi Kajtazi, ka dalë nga QKUK ku ka marr tretman mjekësor pas sulmit fizik që pësoi sot.

Kajtazi ka thënë shkurt për gazetarët se ai e di kush e ka sulmuar dhe se kjo lidhet me shkrimet dhe punën e tij.

“E di kush më ka sulmuar, dhe rasti lidhet me punën time, pra shkrimet e mia. E njoh kush më ka sulmuar por për shkak të hetimeve nuk mund të flas. Tani pres nga Prokuroria dhe Policia që ta zbardhin rastin”, ka thënë Kajtazi.

Policia e Kosovës  dhe prokuroria e intervistuan Kajtazin brenda QKUK-së në lidhje me sulmin.

Kajtazi u sulmua sot në një lokal në qendër të Prishtinës, ndërsa Policia tashmë ka shoqëruar në stacionin policor Faton Ramadanin si i dyshuar për këtë sulm.

Faton Ramadani njihet si mik i afërt i Milaim Zekës, deputetit të Nismës për Kosovën, i cili është përfolur në shkrimet e publikuara ditëve të fundit nga Insajderi.