13:58 / E Shtunë, 16 Janar 2021 / OSH

Vehbi Kajtazi me akuza të rënda: Ramiz Lladrovci e ka çu Thacin ne Hagë

Gazetari kosovar, Vehbi Kajtazi, në një seri reagimesh në llogarinë e tij zyrtare në ‘twitter’, ka drejtuar akuza për kreun e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin.

Kajtazi thotë se Lladrovci është një prej personave që e kanë dërguar Hashim Thaçin në Hagë për rastin e Behajdin Hallaqit.

Binak Berisha: Luftëtarit të lirisë, Behajdin Hallaqi i mungon e dhëna për  vendrënien dhe varrin tij! - Radio Kosova e Lirë

“Ramiz Lladrovci, ti je njeri prej atyre qe e ke çu Hashim Thaçin ne Hage per zhdukjen/vrasjen e Bejhadin Hallaqit”, ka shkruar Kajtazi.

Ndryshe, Lladrovci dje pas lajmit se Syleviqi ka vdekur, ka rikthyer sërish në vëmendje rrëmbimin e doktorit të UÇK’së Hafir Shala. Për zhdukjen e tij, Lladrovci e ka akuzuar vite më parë ish-policin Syleviqi.