Veliu e Bahtiri bëjnë homazhe për Vokrrin në Kuvend (Foto)
Për të bërë homazhe para arkivolit të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri sot janë parë në Kuvend të Kosovës personalitete të ndryshme.
Në holl janë parë edhe kryetari i Podujevës, Agim Veliu dhe ai i Mitrovicës, Agim Bahtiri, raporton Indeksonline.
Minuta më parë homazhe bën edhe krymenistri Ramush Haradinaj, Ilir Meta, Armando Duka, etj. /Indeksonline/