15:54 / E Hënë, 03 Gusht 2020

Veliu: Grupi ndërinstitucional për Menaxhimin e krizave nga nesër i gatshëm të marr vendime

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka mbajtur një konferencë për media, pas përfundimit të takimit të grupit ndërinstitucional për menaxhimin e krizave duke treguar se siç ka kërkuar kryeministri Avdullah Hoti, kanë bërë aktivizimin e planit kombëtar, transmeton IndeksOnline.

Veliu ka treguar se në bazë të këtij plani dhe kanë marrë informacionet sa i përket pandemisë Covid-19 nga Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj si dhe kanë pranuar një raport nga Policia e Kosovës në lidhje me situatën në terren.

“Po ashtu diskutuam nevojën e riaktivizimit të shtabeve në nivel komunal dhe theksuam se që nga nesër ne do të jemi gatshëm të marrim vendime”, tha Veliu.

Ai tutje tregoj se janë dakorduar që të aktivizohet Qendra Operative në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshëm dhe nga e cila më pas do të jepen rekomandime për qendrat në nivel lokal.