16:41 / E Enjte, 03 Dhjetor 2020 / OSH

Veliu pret në takim komandantin e ri të KFOR-it, Federici: Situata e qetë dhe stabile

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur në një takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajorin, Franco Federici.

“Ministri Veliu uroi komandantin e ri, gjeneralmajorin Federici dhe theksoi se KFOR-i ka qenë dhe vazhdon të mbetet institucioni më i besueshëm për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet në kominikatë.

“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend, duke e vlerësuar se momentalisht situata nga aspekti i sigurisë është e qetë dhe stabile si dhe u diskutua për menaxhimin e pandemisë Covid-19 me të cilën jemi duke u përballur”.

Veliu dhe Federici kanë theksuar se bashkëpunimi midis Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është shumë i mirë dhe kanë shprehur gatishmërinë që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tej.