21:14 / E Shtunë, 18 Nëntor 2017 / B O

Veliu pritet ngrohtë nga “Legjendat” , merr edhe një dhuratë

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar klubin futbollistik të qytetit KF Llapi.

Veliu ishte i pranishëm në një ndeshje mjaft të nxehtë, ku u takuan KF Llapi dhe Ferronikeli, ndeshje kjo që përfundoi me rezultat 1-1.

Ai u takua me tifogrupin e skuadrës së Llapit, “Legjendat” me në krye Bajram Bejtullahun, i cili falenderoi kryetarin për përkrahjen që i ka bërë klubit.

Në shenjë falenderimi, Bejtullahu i ka dhuruar Veliut një fanelë të “Legjendave” . /IndeksOnline/