13:14 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veliu viziton Agjencinë e Kosovës për Forenzikë, u ofron mbështetje sidomos në akreditime ndërkombëtare

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Forenzikë.

Pas kësaj, Veliu tha se ka vlerësuar punën që po bën kjo agjenci, duke iu ofruar mbështetje për nevojat specifike, transmeton Indeksonline.

Ai shtoi gjithashtu se u është mirënjohës partnerëve ndërkombëtare, në veçanti ShBA-ve, për ndihmën e dhënë në ngjitjen dhe avancimin e kësaj agjencie.

Postimi i plotë:

Sot vizitova Agjencinë e Kosovës për Foreznikë (AKF)

Me këtë rast vlerësova punën që po bën kjo agjenci, dhe ofrova mbështetje për nevojat specifike, sidomos në akreditime ndërkombëtare të laboratorëve dhe mirëmbajtjen e sistemeve nacionale.

U jemi mirënjohës partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti SHBA-ve, për ndihmën e dhënë në ngjitjen dhe avancimin e kësaj agjencie.