22:13 / E Mërkurë, 03 Janar 2018 / indeksADMonline

Vëllai i çon pakon nga Holanda, korçari “bëhet tym” kur zbulon se çfarë i kanë vjedhur “rrugës”

Nëse merrni pako shpesh nga njerëzit tuaj të dashur që jetojnë jashtë vendit, me siguri jeni ndeshur edhe me parregullsitë e postave dhe doganave në Shqipëri.

Jo pak herë në redaksinë tonë kanë mbërritur raste ku abuzohet me dërgesat e emigrantëve shqiptarë dhe kjo sigurisht vjen nga ç’rregulli që mbizotëron në institucionet e shërbimit publik.

Një qytetar nga Korça ka shkruar për JOQ.al lidhur me vjedhjen që i është bërë pakos së tij në postë.

Qytetari thotë:

Përshëndetje JOQ! Më kanë dërguar një pako nga Holanda, pasi është ndaluar në doganë, kam paguar tarifën përkatëse dhe deri këtu çdo gjë në rregull.

Sot mora dërgesën dhe nuk ishte në peshën që është nisur.

Fotoja e parë është fleta që ka marrë vëllai nga posta holandeze dhe pesha është 16 kg e 40 gramë.

Ndërsa fleta më poshtë është ajo që mora unë në postën e Korçës me peshë 11 kg e 500 gramë.”

Nuk jam lajmëruar për këtë gjë dhe nuk është mbajtur asnjë proces verbal, kujtoj që kam paguar edhe tarifën doganore 3000 lekë të reja.

Nga pakoja janë marrë parfume me një vlerë të konsiderueshme.

Pakoja është ndalur në doganë, nuk e di mbase është hapur aty, por kudo që është hapur duhet të ishte mbajtur procesverbal dhe unë duhet të lajmërohesha.

Kush mban përgjegjësi për këtë?!”