16:26 / E Premte, 15 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Vëllai i Dardan Molliqajt ka një mesazh për ata që po ofendojnë drejt familjes së tij

Ish-sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka vendosur të mos u përgjigjet akuzave në rrjetet sociale nga aktivistët e VV-së dhe zyrtarë të saj, por atë po e zëvendëson vëllai i tij, Vloriani. Aktivisti i VV-së nga Tirana, Arbër Zaimi, e quajti Dardanin nihilist e cinik, e Vloriani i ka kthyer njësoj akuzat ndaj vëllait.

Pas emisionit të mbrëmshëm në Klan Kosova, Dardan Molliqaj u sulmua edhe më tej në rrjetet sociale nga aktivistët që përkrahin Albin Kurtin.

Molliqaj tha se ai dallon nga Kurti, ndër të tjera, sepse Bashkimin Kombëtar nuk e sheh nga aspekti folklorik, e për këtë reagoi edhe aktivisti nga Tirana, Arbër Zaimi.

“Për cinikun e nihilistin çdo shprehje e dashurisë dhe e besimit (tek një vërtetësi, tek një drejtësi) është patetike ose folklorike”, ka shkruar Zaimi.

Ndërsa Vlorian Molliqaj ka shkruar në Facebook se “servilët e etiketojnë të drejtin si nihilist e cinik, ndërsa i drejti nuk ka nevojë për etiketa për servilët. Ata janë dhe mbesin servile”.

Ky është postimi i plotë i Molliqajt: