21:21 / E Mërkurë, 22 Maj 2024 / LB

Vëllai i Edi Ramës sot ishte në Kosovë, vëzhgoi diçka…!

Olsi Rama, vëllai i kryeministrit Edi Rama ishte për një vizitë sot në Kosovë.

Olsi së bashku me shokët e tij ishin të pranishëm në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit për ta ndjekur ndeshjen e kupës së Kosovës ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit.

Olsi, i cili ushtron funksionin e presidentit të klubit futbollistik “FK Partizani Albania”, duket se vëzhgoi ndonjërin prej futbollistëve nga Kosova.

Indeksonline ju sjell disa momente të ndeshjes të cilin e fitoi Ballkani i Ilir Dajës pas penaltive.

Video: