13:37 / E Premte, 08 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Vëllait të Xhafer Tahirit i vazhdohet paraburgimi për videon e publikuar në Indeksonline

Gjykata Themelore e Mitrovicës ia ka vazhduar edhe për një muaj masën e paraburgimit, Sali Tahirit, vëllait të kryetarit të Vushtrrisë, Xhaver Tahiri, raporton Indeksonline.

Ai në një videoincizim të publikuar ekskluzivisht në Indeksonline dëgjohej teksa kërkonte ryshfet për të nisur një ndërtim.

Sali Tahiri nga Vushtrria, sipas Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, dyshohet për veprën penale: “Ushtrim i ndikimit“ nga neni 424 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KRPK).

“Me t’u publikuar videoincizimi në portalin Indeksonline, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e këtij videoincizimi, ku pas hetimeve janë ndaluar dy të dyshuarit S.T dhe SH.K dhe për momentin gjenden në ndalim 48- orësh”, thuhet në njoftim të prokurorisë./Indeksonline/