18:50 / E Premte, 15 Shtator 2023 / Gj. Sh

Vëllau i Mbappes mund të debutoj sonte me PSG-në

Vëllau i Kylian Mbappes, Ethan Mbappe mund të bëjë debutimin si profesionalist te skuadra e PSG-së.

Ethan i cili është 16-vjeçar, është ftuar nga Luis Enrique për ndeshjen e sotme kundër Nice, shkruan IndeksOnline.

Ai shihet si një nga talentët e radhës që pritet të marrin vëmendjen në futbollin evropian.

Ethan është paraqitur me kampionët e Francës në dhjetor të vitit 2022, ku si 15 vjeçar luajti në ndeshjen miqësore me Paris FC.

Mbappe gjithashtu ishte pjesë e skuadrës së PSG-së në ndeshjet parazenoale, ku luajti në fitoren prej 3-0 kundër Jeonbuk Hyundai Motors, në turneun e klubit në Azi.

Ai shpreson që sonte të bëjë paraqitjen e parë zyrtare me fanellën e PSG-së, pikërisht në “Parkun e Princave” kundër Nice./IndeksOnline/