18:16 / E Diele, 27 Maj 2018 / indeksADMonline

Vëllaznimi 240 minuta për tri ditë

Vëllaznimi i Gjakovës ka pasur një kalendar të ngjeshur por edhe me shumë minuta në këmbë.

Skuadra që sezonin tjetër do të luaj në Ligën e Parë luajti 120 minuta të enjten në ndeshjen e barazhit ku u mposht nga Ferizaj pas penalltive.

Vëllaznimi po luan edhe një 120 minutësh tjetër në finalen e Kupës kundër Prishtinës.

Rezultati i ndeshjes së rregullt ishte i barabartë dhe loja po zhvillohet në vazhdime.

Kjo është një rëndesë për gjakovarët pasi në vetëm tri ditë detyrohen të luajnë 240 minuta. /IndeksOnline/

Temat: