14:57 / E Diele, 10 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vëllaznimi e eliminon Dritën nga Kupa kur don

Skuadra gjakovare Vëllaznimi ka bërë befasinë më të madhe të fazës çerekfinale në Digitalb Kupën e Kosovës.

Gjakovarët fituan 1-0 ndaj Dritës me golin e Tun Bardhokut, në një ndeshje dramatike që zgjati 100 minuta.

Kuq e zinjtë e kishin eliminuar Dritën edhe edicionin e kaluar, madje në Gjilan duke i’a shuar ëndrrën gjilanasve për të shkuar në Evropë përmes Kupës.

Kujtojmë që ky kompeticion ishte synimi kryesor i trajnerit Shpëtim Duron më Dritën në këtë edicion. /Indeksonline/