12:51 / E Premte, 22 Janar 2021 / A. A

Vëllaznimi kërkon ndihmë financiare, i drejtohet vetëm gjakovarëve

Vëllaznimi është mobilizuar gjatë këtij dimri dhe synon që të kalojë krizën e madhe që ka pasur gjatë viteve të fundit.

Gjakovarët muajin e kaluar zgjodhën kryesinë e re, pjesë e së cilës është edhe ish-kapiteni i Shqipërisë, Lorik Cana.

Pavarësisht kësaj, “kuqezinjtë” ende nuk janë stabilizuar financiarisht, shkruan Indeksonline.

Në emisionin “Radar”, prezatuesja Edita Doli ka prezantuar iniciativën e Vëllazimit për të grumbulluar të holla që të arrihet objektivi për të qëndruar në Ligën e Parë.

“U bëj thirrje të gjithë gjakovarëve kudo që janë, në vend dhe në gjithë botën, bizneseve që të ndihmojnë sa të kenë mundësi Vëllaznimin. Është fjala vetëm për muaj, për të siguruar pagat e lojtarëve që të mbeten në ligë” theksoi Doli.

Edicionin vjeshtor, Vëllaznimi e mbylli në vendin e 8-të me 14 pikë, vetëm 3 më tepër se Vushtrria që është e fundit.

/Indeksonline/