21:07 / E Diele, 17 Mars 2019 / indeksADMonline

Vëllezërit Geci përkrahin Sejdiun për kryetar të LDK-së, tregojnë arsyen pse s’e duan Hazirin

Vëllezërit Geci nga Skenderaj i kanë dhënë mbështetje të hapur Fatmir Sejdiu në garën për liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Halili njëri nga vëllezërit Geci ka thënë se kryetari i ardhshëm i LDK-së duhet të jetë Fatmir Sejdiu.

Ai tregoi se deri së voni ishte kundër Sejdiut, por që  me kalimin e kohës erdhi në përfundim se nuk kishte gjykuar drejt.

Geci ka kundërshtuar kandidaturën e pritur të Lutfi Hazirit për kreun e LDK-së, duke treguar edhe arsyen se përse nuk e duan atë si lider të LDK-së, transmeton Indeksonline.

“Jo atyre që i dhanë krahë Hashimit për ndarje duke treguar patriotizëm kinse po i bashkon tokat e Luginës”, shkroi ndër të tjerash Halil Geci.

Shkrimi i plotë:

Prijë para Fatmir Sejdiu

Lideri i ardhshem i LDK-s duhet te jetë në hap me kohen.

Ky ishte sllogani i te madhit Ibrahim Rugova

Koha po e kërkon hapin e duhur dhe liderin e hapit te duhur,që i duhet LDK-s ne raport me situatën e krijuar.

LDK-s i duhet lideri që din dhe i del ZOT rrethanave të krijuara nga të paditurit si në nivel partie ashtu edhe në nivel nacional.

LDK-s i duhet lideri që ju prinë proceseve,jo atij që i prinë proceset.

LDK-s i duhet lideri profesional dhe shumë i pregaditur,e që nuk ka nevoj ti shkruhet e ti diktohet me leter se qka dhe si duhet të udhehiqn proceset shumë të rëndësishme që e kanë vnuar Kosovën në udhëkryqë të jem ose të mos jem.

Jo atyre që i dhan krahë Hashimit për ndarje duke treguar patriotizem kinse po i bashkon tokat e Luginës.

Jo atyre që LDK-s dhe liderit të dikurshem të LDK-s Ibrahim Rugovës i bën shantazhe e nerskamca,dhe më vonë e bënë kryetar shteti atë që na vrau e na shau.

Jo atyre që u bënë milioner në emër të partis e të Ibrahim Rugovës.

Jo parashutistve që u futen në LDK për hesape propogande për t’ia rajtur bizneset dhe postet e liderit.

Po atyre që luftuan e sakrifikuan për liri pavarsi demokraci.

Po individve intelektualve dhe familjeve të mëdha atedhetare.

Po intelektualve dhe shkenctarve që punuan dhe luftuan pa u ndalur deri në çlirim definitiv.

Të diturit të urtit dhe të durushmit e trashëgojn Tokën kështu thot bibla.

I tillë është Fatmir Sejdiu prijë koha është për ty,dhe njerzit e kalibrit tëndë.

Jeni lodhur nga pseodo patriotet,pseodo intelektualet,dhe nga komandantat e pa krip…!

Dje isha kundër teje Fatmir sepse me kalimin e kohës erdha në përfundim se nuk kam gjykuar drejt.

Të njëjtin veprim – të kërkim faljes-e ka bërë edhe Ismajl Kadare ne raport me Ibrahim Rugoven.