22:42 / E Shtunë, 23 Mars 2019 / indeksADMonline

Vëllezërit Haradinaj bëhen bashkë, u mungon plaku!

Familja Haradinaj njihet si një prej familjeve më të bashkuara dhe më patriotike në vend.

Derisa në qershor të vitit të kaluar, kryefamiljari Hilmi Haradinaj ndërroi jetë pas një sëmundje, djemtë e tij vazhdojnë ta kujtojnë atë, transmeton Indeksonline.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar sonte në profilin e tij një fotografi me vëllezërit Dautin e Frashërin si dhe nipin Luanin.

Ajo që bie në sy është mbishkrimi që Haradinaj i ka vënë fotos së publikuar.

‘Pa plakun!’ shkruan Haradinaj në foton që duket se është bërë në Gllogjan. /Indeksonline/