10:27 / E Shtunë, 13 Prill 2019 / indeksADMonline

Vëmendja në Superligë, të fortat luajn me të “dobtat”

Sot zhvillohen tri ndeshjet tjera të javës së 27-të në Superligën e Kosovës.

Tri skuadrat që po e kërkojnë titullin e kampionit, Feronikeli, Prishtina dhe Llapi, do të zbresin sot në fushë.

Feronikeli do ta presë në shtëpi Ferizajin, ndërsa llapjanët e presin Gjilanin i cili vjen pas barazimit në derbin lokal.

Ndërsa, Prishtina pritet të ketë punë të lehtë naj KEK-ut, skuadër e cila është përshëndetur nga Superliga e Kosovës.

Të trija këto ndeshje fillojnë nga ora 15:30./Indeksonline/