08:18 / E Enjte, 08 Tetor 2020 / indeksADMonline

Vendet evropiane po përballen me rritje të rasteve me COVID-19

Republika Çeke raportoi një rekord prej 5,335 rastesh të reja me koronavirus, derisa Gjermania shënoi më shumë se 4,058 raste, thanë zyrtarët shëndetësorë qeveritarë në këto dy vende të Bashkimit Evropian.

Disa vende tjera evropiane kanë shprehur shqetësime për rritjen e rasteve të reja me COVID-19.

Republikën Çeke me 10.7 milionë banorë, ka regjistruar një rritje të shpejt të shifrave të të infektuarve në dy javët e fundit.

Gjermania paralajmëroi se vendi mund të humbasë kontrollin ndaj pandemisë pasi shifra e 8 tetorit është gati dyfish më e lartë se ajo e një dite më parë.

Në kulmin e pandemisë në fund të marsit dhe fillim të prillit, Gjermania shënonte më shumë se 6.000 raste të reja në ditë. Më pas numri i rasteve të reja filloi të shënojë ulje të ndjeshme. Por, situata ndryshoi përsëri në korrik.

Numri i të vdekurve në Republikën Çeke u rrit në 829 më 7 Tetor, ndërsa Gjermania arriti në shifrën 9,571.