10:08 / E Enjte, 15 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Vendet më të rrezikshme në botë, ja ku renditet Kosova

Libia, Afganistani dhe Somalia, janë vendet më të rrezikshme në botë, duke iu referuar një harte të re të dizajnuar për turistët që i paralajmërojnë ata për rreziqet jashtë vendit.

“Harta e rrezikut të udhëtimeve” për vitin 2019 ka zbuluar vendet në të cilat udhëtimi mund të jetë me probleme më të mëdha kur është fjala për sigurinë në rrugë dhe ofrimi i shërbimeve mjekësore.

Ndërsa, vendet sikurse Finlanda, Norvegjia dhe Irlanda konsiderohen si vendet më të sigurta në hartë.

Harta është përpiluar me ndihmën e specialistëve mjekësor dhe ekspertëve të Sigurisë Ndërkombëtare SOS.

Libia, Afganistani, Somali, Malia, Sudani, Siria dhe disa vende tjera renditen te kategoria më e rrezikshme, e cila është e shënuar me ngjyrë të kuqe të mbyllët.

Përderisa, kjo hartë Kosovën e paraqet me një rrezikshmëri mesatare, ndërsa të gjitha vendet tjera të Ballkanit, renditen në kategorinë e vendeve me rrezikshmëri të ulët për sigurinë./Indeksonline/