75 Mall Live Search
18:34 / E Mërkurë, 25 Mars 2026 / Z S

Kërçeli i saktë 100 % me atë se çfarë kishte shkruar me 6 mars dhe vendimin e sotëm të Kushtetueses

Gjykata Kushtetuese ka nxjerr aktgjykimin e saj lidhur me çështjen e presidentit, duke vendosur se dekreti i presidentes Vjosa Osmani ‘’nuk prodhon asnjë efekt juridik’’. Në vendim e saj, Kushtetuesja thotë se deputetët kanë edhe 34 ditë afat për të zgjedhur presidentin e ri të vendit.

Menjëherë pas vendimit kanë reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli.

Sipas tij, Gjykata Kushtetuese paska vendosur që duhet të kalojnë edhe 34 ditë, në mënyrë që të plotësohet afati prej 60 ditësh.

Postimi i plotë:

Pra, Gjykata Kushtetuese paska vendosur që duhet të kalojnë edhe 34 ditë, në mënyrë që të plotësohet afati prej 60 ditësh.

Sipas pikës 2 të statusit të datës 6 mars, deri atëherë ishin konsumuar vetëm 27 ditë, dhe duhej të kalonin edhe 34 ditë të tjera për t’u konsumar afati.