12:14 / E Hënë, 20 Maj 2019 / indeksADMonline

Vendimi i komunës, për çdo shpërndarje të fletushkave në hyrje rritet shuma e gjobës

Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje që kompanitë dhe bizneset të  i binden njoftimit për mos shpërndarjen e fletushkave dhe broshurave nëpër banesa, përcjellë Indeksonline.

Përmes një njoftimit, kjo komunë thotë se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatorë ndërsa pasi fletushkat shpërndahen në shumë hyrje e kate atëherë kjo gjobë do të rritet.

“Kompanitë dhe bizneset që shfrytëzojnë fletushkat dhe broshurat si formë marketingu, janë njoftuar publikisht, se nga data 1 maj 2019, se secili rast i evidentuar do të gjobitet me 90 euro gjobë mandatore. Kur fletushkat shpërndahen në shumë hyrje, e në shume kate, dënimi prej 90 euro shumëzohet dhe kjo shumë rritet. Ju bëjmë thirrje kompanive dhe bizneseve edhe njëherë, që ta ndalin këtë lloj të marketingut , konsiderojnë forma tjera të reklamimit dhe që t’i respektojnë ligjet, udhëzimet administrative dhe rregulloret, në mënyrë që të shmangin gjobat.”, thuhet në njoftim. /Indeksonline/