14:14 / E Diele, 31 Maj 2020 / indeksADMonline

Vendimi i Kurtit: Flasin nga Dogana rreth vendosjes së masave të reja të reciprocitetit ndaj Serbisë

Pas vendimit të Qeverisë në detyrë, që reciprocitetit ndaj Serbisë t’i shtohen masa të reja, ekipi i Indeksonline ishte në pikën kufitare Merdare, ku shihet se ka numër të vogël të mauneve që hyjnë nga Serbia në Kosovë.

Me vendimin e mbrëmshëm, asnjë maune nuk mund të hyjë në vendin tonë nëse në dokumentet e tyre nuk shkruan “Republika e Kosovës”, shkruan Indeksonline.

Baki Haxhiu nga Dogana, ka folur rreth vendosjes së masave të reja të reciprocitetit, ku tregon që vendimi është duke u zbatuar në përpikmëri deri në këto momente.

Ai thotë që deri më tani, nuk kanë hasur në ndonjë problem, pasi që edhe sot ka qarkullim të vogël të kamionave.

“Nuk kemi ndonjë problem, sot nuk ka edhe qarkullim të madh të kamionave”.

Haxhiu shtoi se sot nuk ka hyrë asnjë kamion në territor të Kosovës, përveç ato që kalojnë tranzit nëpër Kosovë.

“Sot nuk ka hyrë asnjë kamion në territor të Kosovës, veç ato tranzit që shkojnë për Shqipëri, por ato nuk përfshihen në masën e reciprocitetit”, u shpreh ai./Indeksonline/