11:38 / E Martë, 04 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Porosia e Kurtit: Ministrat në terren, jo të rrinë ulur në kolltukë

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka mbajtur mbledhjen e parë (solemne) të Qeverisë, pak minuta pasi mori detyrën nga Behgjet Pacolli.

Në këtë mbledhje, shefi i Ekzekutivit porositi ministrat që të jenë aktivë dhe mos të japin urdhra nga zyrat e tyre.

“Ministri i Bujqësisë më shumë kohë duhet të kalojë me fermerët sesa në zyrën e tij. E ministri i Shëndetësisë më shumë kohë të kalojnë me mjekë e pacientë. Jo të rrinë ulur në kolltuk dhe të urdhërojnë nga lart. Por të zbresin poshtë, sa më afër qytetarit. Ajo është e vërteta jonë dhe aty shihen politikat tona”, është shprehur ai.