21:57 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Vendimi i ri i Qeverisë, lejohen pjesërisht aktivitetet kulturore

Janë marr vendime të reja lidhur me masat Covid-19 nga ana e Qeverisë.

Një vendim ka ardhur edhe për aktivitet kulturore, të cilat do të lejohen pjesërisht dhe me masa parandaluese ndaj Covid-19, si matja e detyrueshme e temperaturës gjatë hyrjeve në objekte.

Sipas vendimeve të reja lejohen pjesërisht aktivitete kulturore të institucioneve vartëse të MKRS-së dhe komunave, teatrove, bibliotekave, filarmonisë, galerive, ansambleve, baletit, kinemave, qendrave rinore, muzetë, qendrave të Kulturës. Me grupe duke shfrytëzuar vetëm 40% të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse.