11:19 / E Diele, 15 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vendimi ku MPB lejon lëshimin e 1 ton fishekzjarrëve (Dokument+Video)

Tym dhe zhurmë. Kështu ishte Prishtina mbrëmë pas orës 22:00, kur nga Biblioteka Kombëtare u lëshuan qindra fishekzjarrë.

Kjo ndodhi pas përfundimit të koncertit të këngëtares Elvana Gjata, i cili u organizua nga një bankë komerciale, shkruan Indeksonline.

Ankesa dhe reagime të shumta janë shfaqur edhe nga OJQ dhe shoqëria civile rreth lëshimit në numër marramendës të fishekzjarrëve.

Megjithatë, Ministria e Punëve të Brendshme i kishte dhënë leje kompanisë “Ex Projekt” nga Ferizaj që t`i ndezë ato.

Indeksonline ka siguruar vendimin dhe lejen e lëshuar duke u bazuar në Ligjin për Përdorim Civil të Eksplozivëve me Nr. 04/L-022, neni 3.24.

Ndryshe, zëvendësministri i MPB-së, Selami Shkodra mbrëmë kishte bërë të ditur për Indeksonline se është lëshuar gjithsej 1 ton me fishekzjarrë.

MPB reagon për hedhjen e fishekzjarrëve në Prishtinë