15:45 / E Hënë, 18 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Vendimi për djegien e mandateve, Lulzim Basha takon aleatët

Pas vendimit unanim nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike  për djegien e mandatave të deputetit, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar takim me aleatët.

Fillimisht Basha zhvilloi takim rreth 60 minuta me kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi në ambientet e selisë blu dhe me pas ka zhvilluar takim edhe me aleatët e vegjël të PD.

Mediat në Shqipëri raportojnë se Basha ka zhvilluar takim me kreun e LZHK Dashamir Shehi, kreun e PBDNJ Vangjel Dule, kreun e PR Fatmir Mediu, kreun e PAA Agron Duka si dhe me kreun e PDK Nard Ndoka.

Gjatë ditës së sotme Basha ka deklaruar zyrtarisht se grupi parlamentar vendosi të djegë mandatet duke numëruar arsyet që çuan në këtë vendim.

Ndërkaq grupi i PD ka autorizuar Bashën të ndjekë hapat e mëtejshëm.