13:11 / E Diele, 30 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vendimi përfundimtar i Messit rreth Kombëtares argjentinase

Lionel Messi do të rikthehet në Kombëtaren e Argjentinës për Kupën e Amerikës që do të mbahet në vitin 2019.

Gazeta spanjolle Marca ka raportuar se kapiteni i Argjentinës e ka në plan rikthimin në Kombëtare pasi pensionimi në këtë kohë nuk do të ishte një vendim i duhur.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Argjentiëns, Claudio Tapia është takuar me Messin në finalen e Kupës Libertadores që u zhvillua ndërmjet Boca Juniorsit dhe River Plates.

Tapia ka thënë se Messi asnjëherë nuk e ka braktisur kombëtaren dhe se shumë shpejt pritet rikthimi i tij.

“Leo asnjëherë nuk e ka lënë skuadrën kombëtare, kështu që unë nuk kam dyshim se ai do të rikthehet shpejt,” ka thënë Tapia.

31 vjeçari ka vendosur që të mos luajë në asnjë ndeshje miqësore me Argjentinën deri në fillimin e Kupës së Amerikës që do të mbahet në qërshor të vitit të ardhshëm.