17:17 / E Hënë, 24 Shtator 2018 / indeksADMonline

Vendos gjykata, ish-futbollisti i Flamurtarit do të burgoset

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 6 pjesëtarët e “Grupit Bajri”, mes tyre edhe trajnerin e Kombëtares së femrave, Armir Grimën, i arrestuar dy ditë më parë në Shkodër.

Grima akuzohet për manipulim të rezultatit të ndeshjeve sportive, pas përgjimeve të bëra. Arrest me burg është masa e marrë nga kjo Gjykatë për trajnerin shkodran.

Arrestimi i Grimës është bërë pas përgjimeve, ku ka rezulttuar se ai ka pasur kontakte me pjesëtarë të “Grupit Bajri” për ndeshjen Tërbuni-Vllznia B. Pas vendimit të sotëm, pritet që avokatët e Grimës t’i drejtohen Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda.

E njëjta masë është marrë edhe për ish-portierin e Besëlidhjes, Fabiol Rexhepin.

Kujtojmë se Grima si futbollist është aktivizuar edhe për skuadrën kosovare, Flamurtari i Prishtinës.

Temat: