11:44 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / k.v

Vendos Qeveria – zëvendësohet Bordi i fondit të sigurimeve shëndetësore

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë për të zëvendësuar Bordin drejtues të fondit të sigurimeve shëndetësore.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se zëvendësimi i Bordit është në përputhje me ligjin.

Bordi i ri i fondit të sigurimeve shëndetësore do të ketë shtatë anëtarë.

Përveç Vitisë, në Bord janë edhe Hekuran Nikçi, kryeinspektor i Punës, Besnik Fetahu nga Ministria e Financave, Kastriot Meça nga Oda e Profesionistëve Shëndetësorë, Ardian Shefkiu nga ShSKUK, Izet Sadiku nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Afrim Maliqi nga Shoqata e Pacientëve.