13:18 / E Martë, 02 Nëntor 2021 / AR

Vendosen 996 stenta te pacientët në QKUK, gjatë pjesës së parë të vitit 2021

Kardiologët invazivë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë vendosur 996 stenta te pacientët, gjatë pjesës së parë të vitit 2021.

Në sallat e Kardiologjisë Invazive, brenda 6 muajve janë kryer edhe 1 mijë e 736 procedura të koronarografisë.

May be an image of 1 person, standing and indoor

Në mesin e shumë procedurave tjera kardiologjike, mjekët kardiologë invazivë kanë ofruar edhe 303 shërbime të ekoradiografisë dhe kanë realizuar edhe 4 Ekokardiografi Transezofageale.

Pas qetësimit të situatës me COVID-19, Kardiologjia Invazive po kryen edhe rastet e planifikuara të koronarografive dhe stentimeve.

May be an image of screen and indoor
May be an image of 1 person, standing and indoor