15:01 / E Martë, 16 Korrik 2019 / indeksADMonline

Vendoset data e fillimit të Serie A

Federata e Futbollit të Italisë ka vendosur që Serie A të fillojë me 25 gusht.

Kalendari i kampionatit italian do të hidhet brenda pak ditësh ndërsa Serie A do të fillojë të dielën e 25 gushtit.

Mësohet se pavarësisht disa propozimeve, nuk pritet të ketë ndryshime të mëdha në kalendarin e garave dhe se shumica e ndeshjeve përsëri do të luhen ditën e diel./Indeksonline/