18:58 / E Premte, 21 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Vendoset data e gjykimit të Ronaldos për mashtrimin me taksa

Gjykata spanjolle ka caktuar datën 21 janar të vitit të ardhshëm për të gjykuar super yllin portugez Cristiano Ronaldo rreth akuzave për mashtrim me taksa gjatë kohës sa ishte në Real Madrid.

Në këtë seancë gjyqësore, Ronaldo pritet që të shpallet fajtor dhe të dënohet me dy vite burg. Por portugezi do t’i ikë burgut duke paguar 19 milionë euro, transmeton Indeksonline.

Ligji në Spanjë lejon që të dënuarin me dy vite apo më pak burg ta shlyej dënimin duke dhënë para.

Cristiano Ronaldo akuzohet për mashtrim me taksa të vlerës 14 milionë euro gjatë viteve 2011-2014.

Portugezi u largua gjatë verës nga Real Madrid për të kaluar tek ekipi italian Juventus./Indeksonline/