16:54 / E Hënë, 21 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vendoset data zyrtare e derbit më të madh në botë, Barcelona – Real Madrid

Derbi “El Clasico” mes Barcelonës dhe Real Madridit, ishte planifikuar të zhvillohej këtë të shtunë.

Por kushtet aktuale në Kataluni, kanë shtyrë zyrtarët e La Ligas të zhvendosin ndeshjen për një datë tjetër, transmeton Indeksonline.

Këtë të hënë është vendosur zyrtarisht që derbi të zhvillohet më 18 dhjetor në Camp Nou, ditë e mërkure.

Aktualisht diferenca mes dy skuadrave më të mëdha në Spanjë është vetëm 1 pikë.

Barcelona udhëheq kampionatin me 19 pikë, 1 më tepër se Real Madridi. /Indeksonline/