15:46 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Vendoset dita kur do të vazhdoj “Drag Race”

Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar garat e shpejtësisë për vetura në “Drag Race”.

Gara e cila kishte një interesim të jashtëzakonshëm u ndërpre gjatë orëve të mbrëmjes për shkak të kushteve jo të mira të pistës.

Mungesa e ndriçimit ka bërë që dy garat më të shpejta, kategoria 10 dhe 9 sekonda të shtyhet.

Sot, FASK (Federata e Autosporteve e Kosovës) ka marrë vendim që gara të vazhdoj të martën duke filluar nga ora 17:00.

Kujtojmë se në garë për më të shpejtin janë Xhevdet Leci me Audi S2 dhe Skender Potera me Audi S2. /IndeksOnline/

Temat: