21:48 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Vendoset flamuri shtetëror “Te Rrethi” (Video)

Pas vjedhjes së flamurit të Kosovës, i cili ishte punuar të vendoset “Te Rrethi”, tani është vendosur një flamur tjetër. Ky flamur është me përmasa më të vogla se ai që u vodh nga persona akoma të panjohur.

Ky flamur u vendos pas heqjes së atij kombëtar që ishte vendosur nga Komuna e Prishtinës.

Vetëm pak orë pasi kryeministri Ramush Haradinaj dha urdhër për vendosjen e flamurit, kompania e kontraktuar e bëri një veprim të tillë duke e vendosur atë, transmeton Indeksonline.

Derisa kompania e vendosi atë, forca të shumta të policisë ishin afër vendit të ngjarjes. Për vendosjen ose jo të flamurit në këtë vend, së fundi kishte shpërthyer një debat i ashpër në rrjetet sociale./Indeksonline/

Temat: