75 Mall Live Search
20:42 / E Mërkurë, 20 Maj 2026 / Z S

Vendoset gurthemeli i Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit

 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia, kryetarin e komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, dhe me drejtorin e ShSKUK-së, Elvir Azizi, morën pjesë në vendosjen e gurthemelit të Repartit të Pediatrisë në Spitalin e Gjilanit.

 Në vlerë prej 1 milion euro, ky investim do t’i sigurojë Gjilanit një repart të kompletuar dhe të modernizuar të Pediatrisë.

 Kryeministri në detyrë Kurti tha se ky rast është dyfish më i rëndësishëm kur kemi parasysh që bëhet fjalë për pediatrinë.

“Si Qeveri e Republikës do të jemi gjithmonë pranë jush dhe e gëzofshi këtë fillim pune me këtë gurthemel, e do të përpiqemi që sa më shpejtë të vijmë edhe për ta prerë shiritin kur të përmbyllet komplet projekti”, tha ai.