15:27 / E Enjte, 24 Shtator 2020 / C E

Vendoset: Ja sa zëvendësime do të bëhen këtë vit në Ligën e Kampionëve dhe Europa League

UEFA ka vendosur që në garat evropiane të klubeve të bëhen nga pesë zëvendësime gjatë këtij sezoni.

Shtëpia evropiane e futbollit nëpërmjet një komunikate ka njoftuar se do të lejohen nga pesë zëvendësime gjatë sezonit.

Ky vendim vjen pas paraqitjes së pandemisë dhe dëmtimit që i ka bërë futbollit.

Edhe në pjesën e fundit të sezonit të kaluar ishin aplikuar pesë zëvendësime. /IndeksOnline/