10:03 / E Martë, 02 Mars 2021 / B O

Vendoset kusht, s’ka Haxh për ata që nuk vaksinohen

Arabia Saudite njoftoi se këtë vit, vaksina kundër koronavirusit të ri (COVID-19) është kushti kryesor për haxh.

Gazeta “Ukaz”, njoftoi se ministri i Shëndetësisë Tawfig Al-Rabiah, zyrtarëve të ministrisë u ka thënë se ata që dëshirojnë të kryejnë haxh është e detyrueshme të vaksinohen kundër COVIDIt-19 dhe se ky është një kusht për të marrë pjesë në haxh, raporton AA-ja.

Ministri Rabiah, gjithashtu kërkoi që të bëhet përgatitje të hershme për sigurimin e punonjësve shëndetësor, që do të jenë me detyrë në qendrat e shëndetësisë në Mekë, Medine dhe vendet e shenjta.

Gjithashtu në lajm thuhet se ministri ka kërkuar krijimin e një komisioni COVID-19 për haxhinjtë. /IndeksOnline/