14:32 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vendoset mozaiku prej qeramike në ambientet e policisë

Për nder të 20- vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës në ambientet e Drejtorisë së përgjithshme të policisë, është bërë vendosja e një mozaiku prej qeramike me dimensione 6 metra katrorë.

Koordinatorja e projektit “Siguria përmes kulturës”, dhe njëherit organizatorja e ekspozitës policore “20 vjet me Policinë e Kosovës”, Mihane Hoxha tregoi më shumë detaje për punën që e ka bërë, teksa tha se i janë dashur afro 2 javë për ta përfunduar.

Hoxha tha se mozaiku do të jetë i përhershëm në këto ambiente të policisë.

Ndërkaq, zëdhënësi, Baki Kelani, u shpreh falënderues për këtë vepër, teksa tha se ata mirëpresin çdo aktivitet që i shërben policisë.