18:27 / E Martë, 30 Prill 2019 / indeksADMonline

Venezuelë, automjetet ushtarake futen në mes të turmës

Automjetet ushtarake janë drejtuar në drejtim të protestuesve në kryeqytetin venezuelian Caracas, ndërsa udhëheqësi i opozitës Guaido po bën lëvizjen e tij në drejtim të presidencës.

Në mbështetje të Guaidos kanë dalur edhe Shtetet e Bashkuara, më saktësisht zëvendëspresidenti Mike Pence dhe sekretari Pompeo.

“Amerika është me ju, qëndrojmë me ju deri në liri dhe demokraci, #FreeVenezuela” ka shkruar Mike Pence në Twitter.

Përkrahje të njejtë ka shprehur edhe Pompeo: “Qeveria e SHBA mbështet plotësisht popullin e Venezuelës në kërkimin e tyre për liri dhe demokraci. Demokracia nuk mund të mposhtet” ./IndeksOnline/