14:39 / E Hënë, 08 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Venom” fitime marramendëse në javën e parë

Filmi “Venom” po del të jetë ndër filmat më të pëlqyer të këtij viti.

Ky film ka arritur të grumbullojë 80 milion dollarë në arkat e kinemave të Amerikës Veriore, duke u bërë filmi me më së shumti përfitime deri më tani në muajin tetor, transmeton Indeksonline.

Kurse në të gjithë botën ka arritur të fitoj 205 milionë dollarë. Kurse filmi i dytë me më së shumti fitme është “A Star is Born” që është konsideruar befasi.

Në arkat e Amerikës Veriore ka arritur të grumbullojë 42 milionë dollarë, kurse në të gjithë botën ka grumbulluar 56 milionë dollarë. Në këtë film luan këngëtarja e njohur, Lady Gaga./Indeksonline/