17:59 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

“Halloween” filmi më i shikuar i vikendit

Filmi “Halloween” i James Lee Curtis ka dominuar këtë vikend në kinematë botërore.

Vetëm gjatë vikendit ky film ka arritur të mbledhë 32 milionë dollarë, ndërsa që nga lansimi ka arritur të marrrë 126  milionë dollarë, transmeton Indeksonline.

Filmi i dytë është ai i Lady Gagas dhe Bradley Cooper  “A Star is Born” që po befason për të mirë. “A Star is Born” gjatë këtij vikendi ka arritur të grumbullojë 14 milionë dollarë.

Top treshen e filmave më të shikuar të javës e mbyll “Venom” që gjatë vikendit mblodhi 10.8 milionë dollarë./Indeksonline/