21:35 / E Mërkurë, 17 Gusht 2022 / Gj. Sh

Venus Williams do të merr pjesë në US Open

Tenistja amerikane, Venus Williams do të merr pjesë në turneun US Open i cili mbahet në SHBA.

42-vjeçarja nuk kishte marr pjesë vitin e kaluar në turne pas një lëndimi që kishte pësuar në atë kohë, shkruan IndeksOnline.

Ajo para pak kohe ka filluar të merr pjesë në disa turne ndërsa tani do të provojë veten edhe në një nga Grend Slemet e tenisit.

Venus Williams është shtatë herë fituese e US Open ndërsa këtë vit shënon 25 vjet që kur ajo arriti në finalen e parë në vitin 1997, si 17-vjeçare në sezonin e saj të parë të plotë në turne./IndeksOnline/