17:13 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veprimi brilliant i tifozëve të Sampdorias para duelit me Napolin

Ultrasit e Sampdorias do të shesin edicione speciale të fanellave për ndeshjen ndaj Napolit për të gjeneruar fonde për viktimat e shembjes së urës, ”Morandi”.

Ndeshja në fjalë zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:30, teksa Sampdoria nuk e zhvilloi ndeshjen në javën hapëse për shkak të kësaj tragjedie.

Në këtë tragjedi, mbetën të vdekur rreth 43 njerëz, por kjo kishte edhe ndikime tjera në atë rrethinë.

Kështu, ultrasit e Sampdorias njoftuan që do të shesin fanella speciale për të gjeneruar fonde për viktimat.

Çmimi minimal i fanellës do të jetë 5 euro, por njerëzit mund të dhurojnë aq sa kanë mundësi.

Fanella ka mesazhin: ”Rrugët dhe qielli i qytetit kanë të njejtat ngjyra… Për Xhenovën, Sampdorianët”./IndeksOnline/