16:41 / E Mërkurë, 26 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veprimi i fundit i Agueros, lë të kuptohet se Messi po transferohet te Man City

Mediat në të gjithë botën po raportojnë mbi të ardhmen e Messit, ku edhe ka shumë spekulime.


Dje “jashtëtokësori”, i dërgoi një shkresë klubit të Barcelonës në të cilën ia konfrmoi edhe largimin nga “Camp Nou”, shkruan IndeksOnline

Edhe pse shumë klube po e kërkojnë atë, si duket argjentinasi do t’i bashkohet Manchester Cityt, kjo për faktin se Guardiola si isht-trajner i Messit te Barcelona dhe shoku i tij te Kombëtarja e Argjentinës, Aguero janë faktorët kyç që do ta sjellin atë në “Etihad Stadium”.

Ndërkaq, një veprim i fundi i Agueros në “Instagram” lë të kuptojë shumë se Messi po transferohet në Man City.

Kun Aguero ka ndryshuar emrin e tij në “Instagram” nga Kun Aguero 10, në vetëm, Kun Aguero, kjo ndoshta për t’ia lënë të lirë numrin 10, Messit.