09:22 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Vera Ora, me një fotografi nga fëmijëria e Ritës, sjell një mesazh për nënat

Nëna  e këngëtares shqiptare, Rita Ora, Vera, është kthyer prapa në kohë për të sjellë një fotografi nga fëmijëria e artistes.

Vera shihet së bashku me tre fëmijët e saj, dy vajzat Elenën, Ritën dhe djalin Donin.

“Isha e zënë me fëmijët, tani jam e zënë me punët! Nënat e reja, gëzojeni familjen se koha ikën shumë shpejt!”, ka shkruar nëna e këngëtares.

Kujtojmë që Vera sjell vazhdimisht fotografi nga fëmijëria e Ritës, të cilat komentohen shumë./Indeksonline/