10:53 / E Martë, 22 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vera “sfidon” Ritën, nënë e bijë duken mahnitëse

Rita Ora e ka trashëguar bukurinë e saj nga nëna e saj, Vera.

Me gjithë moshën, nëna e këngëtares është në formë të shkëlqyer dhe çdo herë duket bukur, shkruan Indeksonline.

Së fundi Vera e ka shoqëruar Ritën në eventin e markës së njohur “Cartier” teksa të dyja shkëlqenin me pamjen.

Të veshura me stil dhe unike, Rita dhe Vera mahnitën me paraqitjen derisa rrëmbyen gjithë vëmendjen.

“Si një nënë ti befasisht e kupton që fëmijët tu një ditë bëhen të rritur dhe ata të ndihmojnë në rrugën e jetës dhe dashurisë”, ka shkruar Vera në imazhin ku shihet përkrah së bijës./Indeksonline/