17:00 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

“Verë n’Dimër”, dënohen me 200 euro për vendosjen e tavolinave më shumë se që duhet!

Edicioni i gjashtë i festivalit “Verë në dimër”  ka filluar nga data 1 dhjetor deri me datën 31 dhjetor, shkruan Indeksonline.

Shtëpizat të cilat janë të vendosura në këtë edicion nuk kanë të drejtë, sipas komunës së Prishtinës, të vendosin më shumë tavolina se që u lejohet.

Ato të cilat nuk e respektojnë këtë rregull do të gjobiten me 200 euro.

E njëra nga këto shtëpiza ka pësuar për këtë arsyeje, të martën.

Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Prishtinë, ka bërë të ditur se një nga shtëpizat në shesh është gjobitur me 200 euro pasi që kishte vendosur tri tavolina më shumë se sa është paraprë në marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën.

“Shfrytëzuesit e shtëpizave nëpër sheshe janë të obliguar ta zbatojnë marrëveshjen që e kanë nënshkruar me Komunën.

Nuk mund të vendosin më shumë tavolina sesa ju takon, dhe duhet t’i mirëmbajnë ato!”, thuhet në njoftim./Indeksonline/